Wednesday , 2 December 2020

DREJTUES TE POLICISE SE SHTETIT NE SHKODER PER VRASJEN E FUNDIT

Zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe një prokuror i krimeve të rënda kanë mberritur në Shkodër një ditë pas vrasjes së tregtarit Fatos Ferracaku. Drejtori për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, Niko Brahimi, si dhe dy oficer te Task Forces ne Policine e Shtetin kanë mbledhur në takim drejtues të strukturave vendore të uniformave blu në qytetin verior. Ndërsa prokurori i krimeve të rënda po ndihmon në hetimet për këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Deri tani janë shoqëruar disa persona, megjithatë ende nuk ka asnjë informacion konkret për autorët e dyshuar. Ditën e djeshme u vra tregtari i peshkut Fatos Ferracaku 40 vjeç dhe u plagos kunati i tij Fatmir Mehaj. Dy persona të maskuar me motor qëlluan me armë 40-vjeçarin Ferracaku dhe plagosën Fatmir Mehajn. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Fatos Ferracaku ndërroi jetë në spital. Motori i dy atentatorëve të dyshuar u gjet i djegur në periferi të qytetit. Deri tani në Shkodër janë kryer 7 vrasje, për të cilat ende nuk kemi një të dyshuar apo të arrestuar.

Lexoni dhe kete

POLICIA ARRESTON 1 SHTETAS PER VRASJEN NE DAJÇ

Zbardhen emrat e të arrestuarve në Shkodër për vrasjen e Ridvan Ramazanit. Policia bënë të …