Saturday , 31 October 2020

DREJTUESIT E ATLETIKËS MBËSHTETJE MORALE VILDAN TUFIT

Trajneri i mirënjohur i atletikës Vildan Tufi prej disa kohësh nuk po kalon një gjendje të mirë shëndetësore dhe gjatë kësaj periudhe, të shumtë kanë qenë sportistët, ish-studentët dhe kolegët e tij të cilët e kanë vizituar, duke i dhënë moral për kalimin sa më të shpejtë të kësaj situate.

Sot ka qenë rradha e dy drejtuesve të lartë të Federatës Shqiptare të Atletikës, presidenti Gjergj Ruli dhe sekretarit Nikolin Dionizi si dhe e dy sportistë e tij, Izmir Smajlaj e Gledis Halluni, të cilët i kanë bërë një vizitë në shtëpi profesor Vildanit.

Një takim mes shumë emocionesh dhe në fjalën e tij presidenti Ruli i ka uruar Mjeshtrit të Madh të atletikës shqiptare një rikthim sa më të shpejtë sërish në pistën e atletikës…

Ndërkohë, trajneri Tufi ka bërë prezent një telefonatë të marrë mbrëmë nga kampioni i botës në mundje Elis Guri që në rininë e tij ka qenë kampion në atletikë dhe ka dalë nga duart e tij ashtu si shumë e shumë sportistë të tjerë…

Vizita e sotme e pjestarëve të komunitetit të atletikës, i ka dhënë edhe më shumë zemër profesor Vildanit. Mendja e tij është vetëm tek ky sport. Me ide e projekte të reja dhe natyrisht që ai do të arrijë ta fitojë edhe këtë betejë dhe t’i çojë deri në fund edhe këto plane që ka për të ardhmen.

Lexoni dhe kete

NIS FUTBOLLI, NË FUNDJAVË LUHEN 4 KAMPIONATE

Lajme të mira për futbollin shqiptar. Federata ka marrë vendim ditën e sotme që më …