DREJTUESIT E RINJ TË BASKETBOLLIT DARKË PËR VETERANËT E SPORTIT

Drejtuesit e rinj të basketbollit të Vllaznisë kanë zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për t’u prezantuar me ata që kanë shkruar historinë e këtij sporti në Shkodër dhe për të marrë prej tyre mendimet se si Vllaznia mund të rikthehet sërish në nivele të larta. Ideja e drejtorit teknik Altin Halili është mbështetur nga presidenti Alban Xhaferi që ka shtruar një darkë për nderin e tyre. Ka qenë vetë ky i fundit që për mediat ka shpjeguar edhe idenë e tij.

Të ftuar kanë qenë përveç drejtorit të klubit shumësportësh Mark Kroqi, edhe shumë ish- basketbollistë dhe disa në fakt për arsye të ndryshme kanë munguar megjithatë Refik Vorfa e ka vlerësuar maksimalisht një gjest të tillë të drejtuesve të rinj të basketbollit.

Projekti i drejtuesve të rinj të basketbollit për të bërë gjëra të mira duket se ka nisur në mënyrën e duhur. Ajo që mbetet tashmë është vetëm marrja e rezultateve të duhura në fushën e lojës në mënyrë që Vllaznia të rikthehet aty ku i takon.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ZHGËNJEN NË FINALE, TRAJNERI CANAJ: DREJTUESIT DUHET TË NDËRHYJNË

Ndryshe nga sa pritej, Vllaznia ka bërë një paraqitje zhgënjyese në ndeshjen finale ndaj Bylisit. …