Friday , 27 November 2020

DRESHAJ: DYERT E DEÇIÇ TË HAPURA PËR LOJTARËT SHKODRANË

10 ndeshje pa humbje dhe vendi i dytë në renditje për Deçiçin e bëjnë skuadrën shqiptare të Tuzit surprizën e kampionatit malazez të futbollit për këtë sezon.

Ajo ka pësuar një ndryshim rrënjësor vitin e fundit dhe drejtuesit e klubit kanë plane ambicioze për të ardhmen.

Presidenti Pal Dreshaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Sport Arena” në TV Rozafa dhe ndër të tjera ka deklaruar se dyert e Deçiçit janë të hapura edhe për futbollistët dhe trajnerët shkodranë…

Ndryshimet rrënjësore që kanë ndodhur tek ky klub janë ndoshta shembulli më i mirë për t’u ndjekur edhe nga Vllaznia apo dhe ekipet e tjera shqiptare. Dhe Tuzi në fakt është vetëm pak kilometra larg nga Shkodra.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA/ FITOJNË VLLAZNIA E JUBAN DANJA

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave ka luajtur edhe ndeshjet e javës së tretë dhe …