Sunday , 29 November 2020

DRITE JESHILE PER MEMORIALIN E SKENDERBEUT

Memoriali i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skëndërbeut në qytetin e Lezhës do të restaurohet brenda këtij viti.Ministria e Kultures si financuese e këtij investimi pak ditë më parë i ka dërguar një shkresë Bashkisë Lezhë, ku njoftohet për miratimin e projektit të paraqitur nga kjo njesi vendore.Por ende nuk dihet se kur do të nisin punimet për restaurimin e memorialit i cili ka degraduar plotësisht gjatë viteve të fundit.

Pak ditë më parë Përgjegjësi i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi, tha se punimet në këtë periudhe mund të japin ndikim negativ, pasi numri i vizitoreve është mjaft i lartë deri në muajin shtator.Duke ju referuar kësaj pritet për tu parë nëse punimet do të nisin tani, apo në mbyllje të sezonit veror.

Ndërhyrja e fundit në këtë memorial është kryer në vitin 1981, ndaj dhe restaurimi i këtij objekti historik ka qenë një kërkese e vazhdueshme e Bashkisë Lezhë drejtuar Ministrisë së Kultures.Projekti i restaurimit kap vleren e 38.4 milion lekëve, ku janë të përfshirë ndriçimi dhe sistemi audio brenda memorialit.Ky investim shihet si një vlersim për figuren e heroit tonë kombetar në vitin kushtuar atij në kuader të 550-vjetorit të vdekjes.

 

Lexoni dhe kete

“FESTIVALI LETRAR I SHKODRËS”

Ka startuar “Festivali Letrar i Shkodrës”. Një aktivitet i organizuar nga Bashkia Shkodër dhe bibloteka …