Thursday , 6 October 2022

DROGE DHE ARME, ARRESTOHEN 2 PERSONA NE LEZHE DHE KURBIN

Në vijim të kontrolleve, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, policia ka goditur dy raste në Lezhë dhe Kurbin, duke vënë në pranga 2 persona e shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Sipas bluve Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, në vendin e quajtur “Ura e Milotit”, kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin R. Ll., është gjetur një armë zjarri pistoletë, më krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sëbashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ll., 22 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërsa Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gocaj, Njesia Administrative Balldre, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases:

A. C., 52 vjeçe, banuese në Gocaj, Lezhë.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit F. C., 55 vjeç dhe A. C., 22 vjeç, bashkëshorti dhe djali i shtetases A. C. Shtetasja A. C. është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në tokën në pronësi të tyre, në fshatin Gocaj, Lezhë.

Lexoni dhe kete

MAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE KËMBËSOREN NË KURBIN

Një grua humbi jeten pasi u përplas nga një automjet në autostraden Milot-Thumanë. Aksidenti ndodhi …