DROGE SHQIPTARE NE MAL TE ZI

23 kilogramë lëndë narkotike kanabis është gjetur në Liqenin e Shkodrës, nga ana e policisë kufitare të Malit të Zi dhe dyshohet se droga është sjellë nga Shqipëria. Sipas njoftimit zyrtar të policisë Malazeze mësohet se, gjetja e lëndës narkotike është gjetur nga njësia lundruese e policisë malazeze në afërsi të Virpazarit, ku lënda narkotike e llojit kanabis sativa e ndarë në 20 qese të mbështjella me natriban dhe me peshë 23 kilogram.

Po ashtu mësohet se në momentin e pikasjes së mjetit lundrues në liqenin e Shkodrës, policia kufitare malazeze është vënë në ndjekje të tij, dhe për të shmangur arrestimin kanë hedhur në ujë lëndën narkotike ndërsa janë larguar së bashku me mjetin lundrues. Po punohet në bashkëpunim edhe me policinë kufitare të Shqipërisë që të bëhët e mundur arrestimi i transportuesve të lëndës narkotike.

Trafikimi i lëndëve narkotike nga Shqipëria në Mal të Zi është një problem shqetësues për vendin fqinjë i cili raportohet se është porta e parë hyrëse e trafikikut të këtyre lëndëve narkotike drejtë vendeve të rajonit, si Bosna dhe Kroaci.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I DYSHUARI I ATENTATIT NË VUKATANË

Policia e Shkodrës dhe grupi hetimor kanë arritur të zbardhin ngjarjen e së hënës ku …