Saturday , 20 April 2019

DUKA: TRAJNERI I KOMBËTARES ZGJIDHET JAVËN TJETËR

Shumë emra, shumë diskutime megjithatë trajneri i ri i kombëtares shqiptare do të zgjidhet brenda javës së ardhshme. Kështu ka deklaruar nga Shkodra mesditën e së premtes presidenti i Federatës Armando Duka i cili ka qenë i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të një fushë futbolli për fëmijët e njërit prej kopshteve të tij. Numri 1 i Federatës nuk ka preferuar të japë emrin e tij por është mjaftuar duke thënë.

Duke qenë në Shkodër, Duka padyshim që është pyetur edhe për Vllazninë, skuadër për të cilën gjithmonë ka thënë se është tifoz i saj, por edhe për çështjen e stadiumit “Loro Boriçi”, për të cilat është shprehur.

Në qershor kur kombëtarja shqiptare të rikthehet sërish në “Loro Boriçi” tashmë është e sigurtë se ajo do të ketë në krye të saj një trajner të ri, duke shpresuar në arritje të reja të saj.

Lexoni dhe kete

“ATLETIK KLUB” E “JUBAN DANJA” NISEN DREJT ROVERETTOS

5 ekipe moshash të “Atletik Klub Shkodra” dhe ai i femrave të “Juban Danja” janë …