DULI: VELEÇIKU I RREZIKUAR, NË SHËNKOLL S’LUHET FUTBOLL

Kampionati i kategorisë së parë do të mbyllet këtë fundjavë dhe Veleçiku duket shumë i rrezikuar për rënien nga kategoria, pikërisht atëherë kur askush nuk e mendonte. Gjithçka u përmbys pas humbjes të javës së kaluar ndaj Burrelit dhe tashmë koplikasit duket se kanë filluar të mendojnë për ndeshjen e plej- autit që me shumë mundësi do ta luajnë me Shkumbinin e Peqinit. Në fakt, Veleçiku të shtunën do të luajë në Shënkoll ndaj skuadrës vendase ndeshjen e fundit të fazës së tretë të kampionatit dhe do t’i mjaftojë vetëm një pikë për të siguruar mbijetesën. Por trajneri Besnik Duli është i bindur se kjo nuk do të ndodhë sepse kundërshtari do të bëjë gjithçka për të fituar.

Në këtë mënyrë gjërat janë komplikuar së tepërmi pikërisht në atë që mendohej se do të ishte sezoni më i mirë për Veleçikun në kategorinë e parë, por mbase edhe mund ta shohë veten një kategori më poshtë. Ky është realiteti megjithatë duhet pritur, të paktën deri të shtunën për ta mësuar këtë gjë nëse do të jetë vërtetë kështu apo jo.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ZHGËNJEN NË FINALE, TRAJNERI CANAJ: DREJTUESIT DUHET TË NDËRHYJNË

Ndryshe nga sa pritej, Vllaznia ka bërë një paraqitje zhgënjyese në ndeshjen finale ndaj Bylisit. …