Breaking News

DY ADOLESHENTE RREZIKOJNE TE MBYTEN NE ZONEN E RANES SE HEDHUN

Dy adoleshente nga Kosova kanë qenë me fat pasi janë shpëtuar nga mbytja në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunes kur një grup të rinjsh po lundronin me varkë dhe nga numri i lartë i personave varka u përmbys jashtë zonës së sigurisë për notim.Vajzat 14 dhe 15 vjeçare janë shpëtuar nga një roje bredetare i cili ndërhyri në kohë.Edhe pse në distance të largët vrojtuesi Lucjano Marku arriti ti rikuperonte në kohë të dy vajzat që nuk dinin te notonin dhe ti nxirrte në breg duke rrezikuar jetën e tij.Ai tregon se gjatë transportit të tyre kishte pire mjaft ujë duke u përpjekur që t’i mbante të dyja vajzat pa u fundosur.

Vendosja e kullave të vrojtimit nga subjektet private ka dhënë ndikim pozitiv gjatë këtij sezoni turistik në bregdetin e Shëngjinit, duke bërë që të ketë më shumë siguri për pushuesit.

Lexoni dhe kete

NGJARJE E RENDE NE SHIROKE, NJE FEMIJE…

Nje ngjarje e rende sapo eshte rregjistruar ne zonen e Shirokes. Nje femije ka rrezikuar …