DY AKSIDENTE NE RRUGET E SHKODRES, PERPLASET KEMBESORI

Dy aksidente kanë ndodhur në harkun kohor të pak minutave në rrugët e Shkodrës. Aksidenti I parë ka ndodhur në aksin Shkodër-Kryebushat në vendin e quajtur Beltojë ku si pasojë e përplases së dy mjeteve një mjeti tip Merecedes benz me targa Shqiptare dhe një mjeti tip  Volksvagen me targa të Kosovës. Nga sa mësohet shkakt I këtij aksidenti ka qenë parakalimi I gabuar I mjetit tip Volksvagen me targa të Kosovës I cili po udhëtonte në drejtim të Kryebushatit. Si shkak I këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pak minuta më vonë në hyrje të Shkodrës në segmentin mes urës së vjetër dhe urës së re të Bunës, një automjet tip Mercedes Benz I cili drejtohej nga një shtetas 24 vjecar me inicialet G.D  nga Oblika e Shkodrës ka përplasur këmbësorin 93 vjec  shtetasin me inicialet S.B nga  fshati Zues. E për pasojë 93 vjecari ndodhet në gjëndje kritike për jetën. Ai është transportuar në Tiranë për shkak të plagëve të marra. Menjëherë në vend ngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe ekspert të qarkullimit të cilët kanë nisur hetimin rreth shkaqeve të këtij aksidenti.

Nga sa mësohet shkak I aksidentit ka qenë tentative e 93 vjecarit për të kaluar nga njëri krah I rrugës në tjetrin, mjeti tip benz  si shkak edhe I vazove në trafikëndarësen por edhe shpejtësisë së mjetit nuk ka vërejtë lëvizjen e të moshuarit dhe për pasojë ka shkaktuar edhe përplasjen. 24 vjecari G.D është shoqëruar në komisariatin e policisë dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexoni dhe kete

POLICIA NIS HETIMET PER NDOTJEN E BREGDETIT NE KUNE-VAIN

Policia e Lezhës ka nisur hetimet për identifikimin e shkaktareve të ndotjes së bregdetit në …