Thursday , 23 November 2017

DY FEMIJE HUMBIN JETEN NE LIQENIN E SHKODRES

2 femije jane mbytur pasditen e kesaj te Enjte ne liqenin e Shkodres. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 16:00 ne vendin e quajtur Grile te Malesise se Madhe. Menjehere sa kane mberritur ne vendin e ngjarjes sherbimet e policise kane konstatuar se jane mbytur dy shtetas. Konkretisht E.T 13-vjec dhe S.T 15-vjec. Te dy viktimat kane qene banues ne fshatin Gruemire te Malesise se Madhe dhe kusherinj me njeri- tjetrin.

Sipas policise, mesohet se kane qene 7 persona, te cilet jane futur ne liqenin e Shkodres ku kane hypur ne nje varke te vogel dhe kane arritur deri ne nje thellesi te liqenit e me pas jane hedhur ne uje per tu lare. Por, varken e ka marre rrjedha e liqenit, ku 5 prej 7 personave kane mundur te dalin ne breg te liqenit, ndersa dy femijet jane mbytur ne uje.

Mesohet se forcat e policise sebashku me banoret e zones kane nxjerre ne breg rreth ores 17:45 trupat e dy viktimave. Nga ana tjeter, grupi hetimor po vijon punen per zbardhjen e plote te rrethanave te kesaj ngjarje.
Gjithashtu, thellohet edhe me teper bilanci i viktimave qe kane humbur jeten ne ujerat e vendit tone ne kete sezon turistik.

Lexoni dhe kete

ÇERTIFIKATE PER SHERBIME TE DALLUARA PER DREJTORIN E POLICISE SE SHKODRES, GJOVALIN LOKA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i akordon “Certifikatën për Shërbime të Dalluara” Drejtorit …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin