DY HUMBJE PËR EKIPET E AKADEMISË VLLAZNIA NË JAVËN E PARË

Ekipet e Akademisë Vllaznia nuk e kanë nisur si duhet kampionatin e ri. Si ekipi U-19 dhe ai U-17, I kanë humbur ndeshjet e para të luajtura ndaj ekipeve të Shkëndisë së Tiranës. Një nisje aspak e mirë megjithatë kjo nuk do të thotë asgjë sepse kampionati sapo ka nisur dhe me siguri që në javët e ardhshme gjërat do të ndryshojnë. Kampionët në fuqi të Shqipërisë për të rinjte, e kanë nisur kampionatin e ri jo në mënyren e duhur. Vllaznia U-19 eshte mundur me rezultatin 0-1 ne javen e pare te kampionatit nga Shkendia e Tiranes. Ndeshja eshte luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe eshte karakterizuar nga nje lufte e forte sportive.

Pavaresisht rasteve te te dy ekipeve, nuk ka patur gol deri ne minuten e fundit te kohes se rregullt kur Leci ka shenuar golin e fitores per Shkendine. Kjo e fundit ka fituar kesisoj 1-0 brenda ne Shkoder ndaj kampiones ne fuqi te vendit dhe duke treguar se do te jete nje konkurrente e forte ne sezonin e ri. Ndërkohë ndeshja e paratërinjve është shoqëruar nga më shumë gola të shënuar. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Bizi kanë humbur 2-3 në “Reshit Rusi”. Ata nuk e kanë interpretuar siç duhet ndeshjen. Miqtë kanë shënuar të parët me anë të Sulovarit në minutën e 38-të dhe pjesa e parë do të mbyllej vetëm me këtë gol. Në të dytin pati përpjekje të shkodranëve për të barazuar por ka qenë sërish Shkëndia që ka shënuar edhe golin e dytë me anë të Nikollës.

Pas këtij goli, Vllaznia U-17 sikur është zgjuar dhe mesfushori Papaj në ’56 ka ngushtuar shifrat. Tre minuta para fundit ka ardhur edhe goli i barazimit për kuqeblutë me autor Palokën. Këtu u duk se ndeshja do të mbyllej në shifrat e barabarta por Balliu do të shënonte në fund golin e fitores për miqtë që kësisoj kanë dalë triumfues nga ky takim.

Lexoni dhe kete

THOMAS BRDARIÇ PRANË ZYRTARIZIMIT SI TRAJNER I VLLAZNISË

Gjermani me origjinë kroate Thomas Brdariç pritet të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Ndonëse …