DY KANDIDATET ADEMI- BAZHDARI NË DEBAT PUBLIK!

Dy kanditatet për kryetare bashkie të qytetit të Shkodrës, Keti Bazhdari dhe Voltana Ademi janë vëne përballë njëra-tjetrës në një diskutim me rininë e qytetit ndërsa kanë nënshkruar edhe kontratën për të rinjtë. Në qendër të diskutimeve ishte “Kontrata sociale” e cila përmban projektet që të rinjtë i kërkojnë kryebashkiakut të ardhshëm. E para e mori fjalën znj. Ademi e cila u ndal tek prezantimi i projektit të saj dhe pikave kryesore që ishin ndërtimi i një qendre multifunksionale për të rinjtë e qytetit ku rëndësinë kryesore e kishte informimi i të rinjve.

Më pas rradhën e kishte zonja Bazhdari theksoi se në hartimin e programit të saj kjo pjesë e shoqërisë nuk zinte vetëm ato pika që shoqata IRSH kishte para shtruar por edhe më tepër se kaq.

Edhe pse ishte parashikuar që takimi të zhvillohej me të rinj të papolitizuar, pjesëmarrës në këtë aktivitet kanë qenë përkrahës të kandidatëve çfarë e ktheu këtë takim pothuajse në një miting. Nga ana tjrtër edhe pse ishin parashikuar pyetjet nga të rinjtë, kjo gjë nuk ka ndodhur.

 

Lexoni dhe kete

ANËTARËSIMI I SHQIPËRISË NË BE

Kryetari i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David Mcallister, u shpreh se Parlamenti Evropian …