DY RASTE TE REJA ME COVID-19 NE MIRDITE

Dy rastë të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 oreve të fundit në Mirditë. Sipas burimeve njëri nga të infektuarit është një mësues në gjimnazin e Rrëshenit, ndërsa tjetri është një i ri nga fshati Tarazh.

Ende nuk dihet burimi i infeksionit, ndërsa po gjurmohen kontaktet e përsonave që kanë rezultuar mbartës të virusit me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të sëmundjes.

Aktualisht në Mirditë janë 7 përsona aktiv me COVID-19 të cilët po trajtohen në kushte shtëpie, pasi nuk kanë sintoma të rënda të sëmundjes.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit fatmiresisht nuk ka patur raste me coronavirus në Lezhë dhe Kurbin, ndërsa në rang qarku vetem një përson ka humbur jeten i cili ka qenë dhe me sëmundje të tjera shoqëruese.

Lexoni dhe kete

LAÇI VIJON TE MBETET PA SPITAL

Këto janë pamjet e shembjes së spitalit te Laçit të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit. …