DY RASTE TE REJA ME COVID-19 NE QARKUN LEZHE

Qarkut të Lezhës i janë shtuar edhe dy rastë të reja me covid-19, duke e çuar ne 6 numrin në total të të infektuarve. Krahas Lezhës me 1 rast të ri, gjatë 24 oreve të fundit hartës i është shtuar dhe Mirdita ku pas testimit një përson ka rezultuar i prekur nga kjo sëmundje. Sipas burimeve bëhet fjale për një punonjës në spitalin e Rrëshenit i cili është prekur nga covid-19, ndërsa dyshimet janë se ai është infektuar pikërisht gjatë punës.

Menjëherë janë marrë masa për karantimin e përsonave që kanë patur kontakt me të infektuarin mes të cileve dhe nga përsoneli i spitalit, ndërsa fatmiresisht deri tani asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes.

Ndërsa në Lezhë ka rezultuar pozitive mbesa e një të moshuare e cila u diagnostikua të mërkuren me covid-19. Sipas burimeve gjendje e pacieneteve të infektuar paraqitet e stabilizuar dhe pa rrezik për jeten.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E BREGDETIT TE KUNES NE SHENGJIN

Çdo vere në 3 vitet e fundit Plazhi i Kunës në Shëngjin ka qenë thuajse …