Sunday , 25 October 2020

“DY RRUGET E IDROMENOS”, BISEDE ME GJERGJ DENELLIN

Ne kuader te ekspozites “Dy Rruget e Idromenos”, e kuruar nga Adrian Paci, qe do te qendroje e hapur deri me 30 Prill te ketij viti, u organizua nje tjeter takim pasditen e se Enjtes ne ambjentet e muzeut te fotografise “Marubi” ne qytetin e Shkodres. I ftuar ne kete takim ishte Gjergj Denelli, ish-drejtor i deges se filmit te Shkodres, qe foli per hapesiren muzeale kushtuar kinematografise, qe Idromeno per here te pare solli ne Shqiperi. Gjate bisedes, te pranishmit u njohen me detaje te shfaqjes se pare filmike, kinemate e Shkodres dhe deri tek ish-muzeu i filmit, lidhur me figuren e Idromenos.

Gjergj Denelli njihet edhe per botimin e disa librave, ku librat me te njohur ne vitet e fundit jane: “Luke Kacaj, kolosi i belkantos”, “Marredheniet tradicionale te Shkodres me Austrine 1845-1944” dhe “Shfaqjet e para kinematografike”.

Lexoni dhe kete

“AHENGU SHKODRAN” NË KOHË PANDEMIE

Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” ka organizuar pasditën e së enjtes edicionin e radhës të “Ahengu …