DY TE VDEKUR DHE NJE I PLAGOSUR NE KURBIN

Dy të vdekur dhe 1 i plagosur është bilanci i një përplasje me armë zjarri në Kurbin. Ngjarja ndodhi në oren 22:17 minuta të së shtunës në ambjentet e jashtme të një hoteli në autostraden Milot-Mamurras pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.

Viktimat janë Bujar Lika 37-vjeç dhe Paulin Gjergji 53-vjeç ky i fundit ndërroi jetë pak ore pas ngjarjes në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa i plagosur ka mbetur Kreshnik Tusha 37-vjeç. Sipas burimeve dy viktimat kanë qenë bashkë ulur në lokal, në momentin kur Kreshnik Tusha dhe një person tjetër ende i paidentifikuar qëlluan 5 herë me armë zjarri automatik, ndërsa kundërpërgjigja nuk ka munguar, pasi ka pasur shkëmbim zjarri.

Bujar Lika duket se i trembej një ngjarje të tillë dhe ishte i përgatitur, pasi kishte një pistoletë me vete dhe ka qëlluar në drejtim të Kreshnik Tushës, kur ky i fundit qëlloi në drejtim të tij. Nga të shtënat 21-vjeçari ka marrë plagë në disa pjesë të trupit dhe po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia nisi menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Nga të teresia e veprimeve hetimore rezulton se Bujar Lika të ketë qenë shenjestra e atentatit. 37-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2015 ishte mes të hetuarve për vrasjen e Enton Nikajt në Dajt, por që kishte Gjykata e Apelit e kishte shpallur të pafajshem. Në lidhje me ngjaren janë shoqëruar në polici mbi 20 persona të cilët po merren në pyetje si dhe janë sekuestruar gëzhojat e gjetura në vendin ngjarjes.

Hetimet e policisë dhe prokurorisë janë përqëndruar tek e shkuara e 37-vjeçarit Bujar Lika, i cili rezulton të ketë qenë dhe shënjestra e këtij atentati me armë zjarri.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I DYSHUARI I ATENTATIT NË VUKATANË

Policia e Shkodrës dhe grupi hetimor kanë arritur të zbardhin ngjarjen e së hënës ku …