Wednesday , 18 September 2019

DY VATRA ZJARRI NE SHKODER

Dy vatra zjarri janë shfaqur mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër. Pika ku grumbullohet baza ushqimore për fermerët në fshatin Trush është përfshirë nga flakët. Nga të dhanat e para nuk dihet se cka ka qenë shkaku kryesor i zjarrit që ka shkaktuar dëme të mëdha e cila shërbente si bazë ushqimore për kafshët, kryesisht me barë të thatë për fermerët e Trushit.

Nga sa mësohte në këtë bazë ushqimore për kafshët kishte të siguruar pjesën më të madhe të ushqimit për dimrin. Po punohet që të zbardhen shkaqet e zjarrit. Në vend ngjarje kanë qenë tre mjete zjarrfikësë me dhjetë efektivë që kanë vënë nën kontroll zjarrin duke mos e lejuar të përhapjës deri në shuarjen e plotë të tij.

Ndërsa vatra tjetër e zjarrit është aktivizuar tek vendi i quajtur “Maja e Zezë” në Velipojë. Në këtë zonë për shkak të terrenit të vështirë forcat zjarrfikëse nuk mund të ndërhyjnë, por nuk rrezikohen banesa.

Lexoni dhe kete

KALIM I PALIGJSHËM I KUFIRIT, ARRESTOHEN 2 SHTETAS

Policia e Shkodrës ka parandaluar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për dhënie ndihmë …