Saturday , 8 August 2020

DYFISHOHET NUMRI I EPIDEMIOLOGËVE NË TERREN, SHTOHEN 300 PUNONJËS

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me epidemiologët e Tiranës, një prej vatrave kryesore në vend, ka deklaruar se sistemit shëndetësor do t’i shtohen 300 mjekë, infermierë, teknikë, në përgjigje të planit dhe strategjisë afatmesme ndaj situatës së shkaktuar nga Covid-19. Manastirliu theksoi se po vijon puna me forcimin e kapaciteteve dhe burimeve njerëzore për përgatitjen e periudhës vjeshtë – dimër.

Manastirliu u ka bërë edhe njëherë thirrje të rinjve të tregohen të përgjegjshëm, pasi sjellja individuale në këtë betejë është vendimtare.

Situata në vendin tonë vijon të jetë shqetësuese nga koronavirusi, ku numri i të infektuarve është i lartë, ndërkohë çdo ditë ka viktima.

Lexoni dhe kete

1 JAVË PAS VOTIMEVE, BEKTESHI “KUJTOHET” PËR ZGJEDHJET NË USH

Rreth 1 javë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultatit përfundimtar të votimeve, ish-rektori …