Saturday , 18 August 2018

DYNDJE FUTBOLLISTËSH TEK VLLAZNIA, PRITET SELEKSIONIMI

Mbi 30 futbollistë kanë qenë ditët e fundit në stërvitje me ekipin e Vllaznisë. Një numër i tillë kuptohet që është më i madh nga sa duhet, për më tepër që edhe stafi teknik ka qenë i paplotësuar dhe kjo e ka vështirësuar punën e trajnerit Hasan Lika. Megjithatë, kjo periudhë është kalimtare sepse nga e hëna me shumë mundësi numri do të reduktohet. Vetë trajneri, në bashkëpunim edhe me drejtorin sportiv Engin Firat, do të bëjnë seleksionimet dhe do të mbajnë në skuadër ato futbollistë të cilët mendohet të jenë pjesë e saj në sezonin e ri futbollistik. Prania e një numri të madh futbollistësh në stërvitje, është një gjë e zakonshme në momente të tilla përpara fillimit të kampionatit. Megjithatë tashmë nuk ka më kohë për humbur sepse stafi teknik duhet të fillojë të mendojë për ndërtimin e ekipit me të cilin do të nisë kampionatin. Në listën që do të hartohet, mbase mund të lihet ndonjë vend bosh në 25-shen e federimit sepse mund të ketë shpresa deri në fund për marrjen e ndonjë lojtari tjetër që do ta forconte atë.

Ndërkohë ende nuk ka një vendim në lidhje me brazilianin me pasaportë portugeze Xheferson Santana. Për të tretën ditë me rradhë, vazhdon të jetë në stërvitje dhe mbase nga mesi i javës që vjen do të vendoset për të nëse do të qëndrojë apo jo. Drejtuesit e klubit janë duke punuar për gjetjen e ndonjë sulmuesi cilësor dhe deri në këto momente, nuk ia kanë dalë të sjellin ndonjë. Tashmë ka mbërritur në Shkodër edhe drejtori sportiv, turku Engin Firat dhe do shihet se çfarë do të bëjë në këtë drejtim për të sjellë ndonjë lojtar cilësor ndoshta nga jashtë vendit. E rëndësishme është që skuadra të kompletohet dhe të bëhet gati për startin e kampionatit në mënyrë që ta nisë mbarë atë.

Lexoni dhe kete

LEKA: VLLAZNIA FEMRA PARAQITJE POZITIVE NË CHAMPIONS

Paraqitja e Vllaznisë së femrave këtë sezon në Ligën e Kampioneve të Europës është konsideruar …