Thursday , 1 October 2020

“DYSHIMI”, DRAMA E RE QE DO TE SHFAQET NE TEATRIN “MIGJENI”

“Dyshimi” eshte titulli i drames me te re qe do te shfaqet mbremjen e se Dieles ne oren 19:00 ne skenen e teatrit “Migjeni” te qytetit te Shkodres. Pjesa “Dyshimi”, e shkruar nga John Patrick Shanley ne vitin 2004 qe i dha atij cmimin “Pulitzer” nje vit me vone vjen e perkthyer ne shqip nga Rudi Erebara. Eshte nje drame e bazuar mbi frikerat, pasigurite dhe dyshimet. Regjisori Donard Hasani dhe producentja dhe njekohesisht aktorja Shegushe Bebeti u ndalen edhe tek lidhja e kesaj shfaqje me spektatoret.

Ne kete drame do te marrin pjese aktoret: Shegushe Bebeti, Romir Zalla,  Jorida Meta dhe Nigela Ruka. Pas prezantimit te shfaqjes ne Tirane, qyteti i Shkodres eshte i pari ne rrethet e Shqiperise qe e mirepret kete drame.

Lexoni dhe kete

TURIZMI KULTUROR NË SHKODËR DREJT ZEROS

Një nga sitet më atraktive turistike sic është Kalaj Rozafa e Shkodrës, këtë vit është …