DYSHJA BERDICA- TARABOSHI ULET NË PANKINËN E VLLAZNISË

Vendi I mbetur bosh pas largimit të Refik Vorfës nga detyra e trajnerit të basketbollit për meshkuj të Vllaznisë, tashmë është plotësuar. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që tashmë ekipin ta drejtojë zëvendëstrajneri aktual Fatjon Taraboshi si dhe kapiteni I tij Ervin Berdica. Ky I fundit do të vazhdojë të luajë në parket dhe të ndihmojë skuadrën por tani e tutje do të bëjë edhe detyrën e trajnerit. Të dy sëbashku ata janë ngarkuar të drejtojnë Vllazninë në këtë nisje të kampionatit. Vetë Berdica për televizionin Rozafa ka bërë të ditur se e ka pranuar këtë detyrë derisa të gjendet një alternativë tjetër për stolin kuqeblu. Zyrtarisht kjo dyshe do të nisë punë pasditen e së hënës dhe tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë përbërja e ekipit.

Ndonjë nga titullarët ka marrë ofertë nga ekipet e tjera të kampionatit shqiptar dhe ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë. Nëse do të ketë të tjera largime, padiskutim që puna do të vështirësohet edhe më shumë punën e dyshes së trajnerëve Berdica- Taraboshi. Vllaznia në basketboll për meshkuj do ta ketë shumë të vështirë të pretendojë në kampionatin e ri. Disa nga skuadrat e tjera pjesmarrëse janë fuqizuar shumë. Tirana, Teuta e Partizani kanë marrë lojtarë të rinj. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Kamza Basket ndërkohë që surpriza mund të jetë Goga Basket. Skuadra që debuton sivjet në kategorinë e parë, ka hyrë me pretendime. Rrjedhimisht, duke parë këtë situatë, Vllaznia si objektiv do të ketë vetëm qëndrimin në kategori dhe gara për këtë, pritet të jetë shumë e fortë.

Lexoni dhe kete

ATLETIKË/ VLLAZNIA U-20 SËRISH KAMPIONE E SHQIPËRISË

Tjetër titull kampion për atletët shkodranë. Pas atyre me 16 dhe 18 vjeçarët, Vllaznia është …