Monday , 20 September 2021

E ARDHMJA E CUNGUT? MË LINI DISA DITË KOHË TË MENDOHEM

Vllaznia ka lënë pas një sezon me shumë probleme dhe mes drithërimash ka arritur të sigurojë mbijetesën por natyrisht që shumëkush pyet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Të gjithë pyesin nëse do të privatizohet klubi, të gjithë pyesin kush do jenë lojtarët që do ta përfaqësojnë atë e po ashtu, një tjetër pyetje është nëse Armando Cungu do të vazhdojë të jetë më trajner i kuqebluve. Një pyetje të tillë në fakt as vetë trajneri për momentin nuk është në gjendje t’i kthejë përgjigje dhe ka kërkuar disa ditë kohë për të vendosur.

Pas ndeshjes me Tiranën, Cungu ka festuar si i çmendur dhe i zhveshur, shpeshherë ka vënë dorën në zemër si për të treguar se Vllaznia dhe tifozët e saj të mrekullueshëm janë gjithnjë në zemrën e tij. Por a mjafton kjo gjë për të thënë se ai do të jetë trajneri i saj edhe në sezonin e ri? Të presim.

Lexoni dhe kete

KAMPIONATI I BOKSIT NIS ME RIVALITETIN VLLAZNIA – TIRANA

Kampionati kombëtar i boksit ka nisur me rivalitet që në ditën e tij të parë …