E DIELA E LARIT, MESHË PA BESIMTARË

Si asnjëherë më parë kur besimtarët mbushnin kishat për tu lutur dhe për të bekuar gjethet e larit apo të ullirit dhe palmave, sot katolikët i bekuan ato në shtëpitë e tyre. Kjo pasi Pandemia ndikoi që mesha e shënjtë e së Dielës së Larit siç njihet tradicionalisht tek ne u kremtua me meshë shenjte pa besimtare.
Mesha u kremtua në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër nga Arqipeshkvi i Dioqezit Shkodër Pult Imzot Angelo Massafra dhe u transmetua drejtëpërsëdrejti nga TV Rozafa…
Në fjalën e tij Arqipeshkvi i Shkodër-Pult Imzot Angelo Massafra u shpreh se Ungjilltarët na mësojnë se agjerimi dhe dashuria ndaj Zotit është e domosdoshme, prandaj asnjëherë lutja nuk duhet të ndalët.
Besimtarët e krishterë në mbarë botën nisin javën e madhe, në pritje të festës së Pashkës. Liturgjia e të dieles së Larit përkujton hyrjen solemne të Birit të Zotit, Jezu Krishtit në Jeruzalem dhe historikun e mundimeve të Tij.

Lexoni dhe kete

TË TJERA PAKO USHQIMORE NGA MYFTINIA SHKODËR

Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako ushqimore këtë të enjte për shoqatën e personave me …