Friday , 6 December 2019

E DIELA E LARIT

Katoliket festojne te dielen e larit ose sic njihet ne shume vende te botes e diela e palmave, qe simbolizon hyrjen triumfuese te Jezus Krishtit ne Jerusalem. Me procesionin qe nisi nga Kuvendi Françeskan ne Shkoder te udhehequr nga Arqipeshkvi i Shkodres Imzot Angelo Massafra u be edhe bekimi i larit.

“Zoti nuk eshte hakmarres, hakmarrja e tij eshte dashuria” me keto fjale arqipeshkvi i dioqezit Shkoder-Pult imzot Angelo Massafra. Ne duhet te kerkojme gabimet tek vetvetja. Ai ju referua ngjarjeve te fundit ne vend ku shume njerez kane humbur jeten si shkak i aksidenteve automobilistike. Massafra u shpreh se ne gjithmone kerkojme fajtorin tek shteti por shteti jemi ne.

Në kalendarin liturgjik katolik e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve. Me të nis Java e Madhe, por nuk mbyllen Kreshmët, që përfundojnë vetëm me kremtimin e orës së nëntë të së Enjtes së Madhe, ditë në të cilën, me uratët e mbrëmjes, nis Triditshi i Shenjtë i Pashkëve. Lajmet, të cilat flasin për bekimin e palmave, vijnë nga shekulli VII, në përkim me rëndësinë gjithnjë e më të madhe që nisi t’i jepej procesionit.

U bekuan, së pari, në Jeruzalem, aty nga fundi i shekullit IV e pothuajse menjëherë u përfshinë edhe në liturgjinë e Sirisë e të Egjiptit. Në perëndim këtë të diel mbaheshin kremtimet, që i paraprinin Pagëzimit, ndërsa vetë Pagëzimi kremtohej e kremtohet për Pashkë. Përsa i përket fillimit solemn të Javës së Madhe, bekimi e procesioni i palmave nisi shumë më vonë: më parë në Gali (shekulli VII-VIII), ku Teodulfi i Orleans kompozoi himnin “Gloria, laus et honor”, e më pas në Romë, në fund të shekullit XI.

Lexoni dhe kete

AKTIVITETET PËR JAVËN E PAVARËSISË NË SHKODËR

Bashkia Shkodër vijon aktivitetet në Javën e Pavarësisë. Kështu këtë të dielë është organizuar aktiviteti …