E MAJTA MUND TE PERFAQESOHET ME NJE TJETER KANDIDATURE

Kur kane mbetur jo me shume se 24 ore nga regjistrimi I kandidaturave per kryetar bashkive ne KQZ, qytetit te Shkodres mund ti shtohet nje tjeter kandidature e cila vjen nga partite e spektrit te majte, e konkretisht nga PSD- ja. Burime nga kjo force politike bejne te ditur se cdo gje eshte gati ndersa ka perfunduar perpilimi I listave per antare te keshillit bashkiak eshte diskutuar emri i mundshem I cili do te kandidoje per bashkine e Shkodres.

Nderkohe ky subject politike eshte drejt perfundimit te te gjitha procedurave per regjistrimin prane KQZ- se. Futja e ketij subjekti ne gare pritet te diktoje zhvillime interesante prane kandidates se majte te shpallur tashme zyrtarisht Keti Bazhdarit. Burime nga stafi electoral bejne te ditur se figura te njohura prane Bazhdarit tashme jane larguar per shkak te pakenaqesive nga menyra se si po administrohet fushata, duke u eklipsuar PS-ja ne favor te LSI-se.

Problemet tek kampi I mazhorances u verejten edhe gjate prezantimit te Bazhdarit nga Rama dhe Meta, ku persona kyc nuk ishin fare te pranishem ne kete takimpasi jane larguar dhe njekohesisht kane nisur takimet me polin tjeter te se majtes per tu perfshire ne listat e tyre per keshilltare bashkie. Mesa duket ne keto zgjedhje partia socialiste shkon me mjaft pakenaqesi, te cilet pritet te behen publike edhe nga disa kryekomunare te majte te cilet ne rast te mos plotesimit te kerkesave te tyre pritet tiu bashkohen formacionit te partise social demokrate.

Lexoni dhe kete

BARDHI: ËSHTË MOMENTI QË ÇDO DEMOKRAT TË RIKTHEHET NË PARTI

Secili anëtar do ketë mundësi që me parimin një anëtar një votë, të zgjedhë përfaqësuesit …