E MARTA VENDIMTARE PËR FUTBOLLIN EUROPIAN

Dita e martë pritet të jetë e rëndësishme për futbollin europian pasi gjatë saj mund të merren vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me kampionatet e çdo vendi dhe po ashtu edhe me Kupat e Europës dhe po ashtu edhe me Kampionatin Europian. Situata e krijuar në kontinentin tonë dhe jo vetëm, nisur nga përhapja e virusit covid-19, ka pezulluar thuajse të gjithë kampionatet. Kjo gjë ka ndodhur edhe në Shqipëri teksa asnjë kampionat nuk po zhvillohet dhe madje edhe seancat stërvitore të ekipeve duke krijuar njëfarë kaosi në këtë drejtim, gjithmonë duke menduar për një rifillim të mundshëm dhe të shpejtë të ndeshjeve të kampionatit.

Tek Vllaznia në fakt janë të shqetësuar për vazhdimësinë e kësaj situate. Futbollistët duan që të mos qëndrojnë më pushim dhe po institojnë për të zhvilluar stërvitje por një gjë e tillë ndalet kategorikisht nga instatucionet përkatëse por kalimi I ditëve mund t’I penalizojë ata nga ana fizike. Në këtë ata janë në pritje të çdo lajmi që do të dalë nga mbledhja e nesërme apo dhe sinjalizimet që do të japë Federata Shqiptare e Futbollit për të shpjeguar më shumë për situatën që po kalon vendi ynë.

Megjithatë është një situatë që nuk ka shqetësuar vetëm shqiptarët. Vendimet e nesërme që do të marrë UEFA me siguri do të përcaktojnë shumë gjëra në lidhje me të ardhmen e kampionateve dhe të Kupave të Europës, por nga sa duket, e sigurtë është që Kampionati Europian I futbollit, I planifikuar të nisë më 10 qershor, do të shtyhet ose në periudhën e dimrit ose verën e vitit 2021.

Lexoni dhe kete

ARTAN KALAJA: ABSURDE, MË LARGUAN PAS 5 MUAJSH PUNË

Pas pesë muajsh punë tek ekipi i volejbollit të të rriturave të Vllaznisë, trajneri Artan …