E MERKURA, DISA VATRA ZJARRI NE QARKUN E SHKODRES

Kjo e merkure ka shenuar rritjen e numrit te vatrave te zjarrit ne qarkun e Shkodres. Forcat e zjarrefikeses kane vazhduar vazhduar punen për të izoluar vatrat e zjarrit në rezervuatin e Velipojës. Në këtë operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe automje të Shërbimit vendor të MZSH Shkodër, forcat e pyjores, forcat e bashkisë, forca ushtarake dhe automjete zjarrfikëse nga FA. Forcat dhe mjetet kanë punuar deri në mbrëmje duke izoluar të gjithë vatrat e zjarrit duke mos lejuar të preket nga zjarri pylli me pisha. Forcat zjarrfikëse dhe të pyjores kanë mbajtur në monitorim gjatë natës vatrat e zjarrit, ndersa po punojnë për të shuar plotësisht vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe ferra.

Nderkohe kete te merkure ka rënë zjarr në pyllin me pisha në fshatin Karmë të bashkisë Vau Dejës. Në vendngjarje kanë shkuar 30 forca ushtarake, forcat e Shërbimi vendor të zjarrefikses si dhe 1 automjet zjarrfikës i dërguar nga Puka dhe forca të pyjores, të cilat kanë izoluar disa vatra zjarri. Forcat zjarrfikëse dhe të pyjores kanë izoluar vatrat e zjarrit në fshatin Karmë në mbrëmje duke shpëtuar edhe një stan veror me gjithë bagëtitë.Një vatër zjarri nuk u arrit të izolohej për shkak të terrenit tepër të thyer. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.

Edhe ne bashkine e Malesise se Madhe ne njesine administrative Shkrel, është riaktivizuar nje vater zjarri ne terren te thyer malor dhe ka marrë përmasa të mëdha. Zjarrefikeset e Malësise se Madhe dhe punonjës të pyjores të Drejtorisë së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura nuk kanë mundur të veprojnë për shkak të terrenit të thyer.

Lexoni dhe kete

ÇFARE NDODHI PARA PAK MINUTASH NE SHKODER? PANIK TEK QYTETARET

Lekundje te forta termeti jane ndjere para pak minutash ne Shkoder. Lekundjet u rregjistruan rreth …