Friday , 19 January 2018

E PA PRITUR / HASANI LARGOHET NGA VLLAZNIA

Edon Hasani është largimi i bujshëm nga Vllaznia në merkaton e janarit. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta në klubin shkodran, se gjatë ditëve të fundit mesfushori ka marrë një superofertë nga klubi iranian, Sepahan.

Në këtë të fundit ka luajtur për katër vite Xhevahir Sukaj, duke lënë përshtypje të shkëlqyera. Drejtuesit e Sepahanit kanë kontaktuar lojtarin dhe pak minuta më parë kanë zyrtarizuar marrëveshjen për një sezon e gjysmë dhe nëse gjërat shkojnë mirë, ai mund të zgjasë sërish kontratën. Ndërkaq, vetëm pak minuta më parë klubi ka nxjerrë edhe foton e prezantimit.

 

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA TË PREMTEN MIQËSORE ME TËRBUNIN NË SHKODËR

Vllaznia do t’i japë fund përgatitjeve në Ulqin pasditen e së enjtes kur do të …