Saturday , 24 October 2020

E PADITI KËSHILLI BASHKIAK, REAGON VOLTANA ADEMI

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak Shkodër për të paditur kryebashkiaken Voltana Ademi për Këshillin Mbikëqyrës të KF Vllaznia ka reaguar vete Voltana Ademi.

Në një deklaratë të shpërndarë për media, Ademi thotë se është njohur me vendimin përmes televizionit. Ajo është e bindur se në vendimin e saj thjesht ka zbatuar ligjin.

“Nuk jam njohur me projekt vendimet. E kam dëgjuar për herë të parë përmes televizionit. Jam e qetë në ushtrimin e detyrës time me korrektesë. Nga paraqitja në seancën e këshillit, teknikisht asgjë nuk kuptova nga pretendimet.

Do ta lexoj me vemendje dhe do të hedh dritë me profesionalizëm për çdo paqartësi në aplikim të ligjit nëse kanë. Meqënëse ka interes nga mediat, po ju dërgoj vendimet e të gjithë kryetarëve të Bashkive Vlorë, Kamëz, Lushnjë, etj. Ata, me tagrin që u jep ligji, kanë ushtruar detyrën sikurse ligji parashikon.

Nuk besoj se Shkodra për faktin e të qenurit në opozitë bën ndonjë përjashtim.”– thuhet në deklaratën e kryebashkiakes Voltana Ademi.

Lexoni dhe kete

NIS PUNA PËR RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS “MYZYRAJ” NË DOBRAÇ

Ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës “Myzyraj” në Dobraç të Njësisë Administrative Rrethina, faza …