E SULMOJN QENET E RRUGES, RREZOHET NGA BIÇIKLETA E MOSHUARA

Ka qenë duke ecur me bicikletë nga Bahçalleku kur në afërsi të Bexhistenit  I janë sulur dy qenë të rrugës duke e sulmuar. Si shkak I këtij sulmi dhe pamundësisë për tu mbrojtur duke qenë se ishte me biciletë 57 vjecarja me inicialet F.D nga Bahçalleku është përplasur për tokë, e për pasojë ka pësuar demtime të rënda. menjëherë kanë ndërhyrë disa banorë të zonës të cilët  kanë larguar qenët të cilët po e sulmonin 57 vjecaren, si dhe kanë dërguar atë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Sipas policisë e cila ka marrë dëshmitë në vend ngjarje nga dëshmitarët ocular. Ndërhyrja e menjëhershme e banorëve të zonë ka shmangur tragjedi pasi sulmi I kafshëve ishte I egër. E ndërsa gruaja rrezikonte edhe të përplasej nga ndonjë automjet pasi ndodhej në koris të rrugës në momentin e sulmit. 57 vjecarja është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër policia e Shkodrës ka nisur hetimin rreth këtij aksidenti për nxjerrjen e shkaqeve kryesore të aksidentit. Nga sa mësohet 57 vjecarja ndodhet në spitalin rajonal të shkodrës dhe po merr mjekimin e nevojshëm jashtë rrezikut për jetën. Për fat të mirë ajo nuk ka pasur kafshime nga qenët.

Lexoni dhe kete

U ZUNE NEN RRENOJAT E ISH UZINES, NDERRON JETE EDHE I PLAGOSURI I DYTE

Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë i plagosur një ditë më parë teksa po …