Friday , 22 November 2019

EDHE BASHKIA LEZHË DO “DORËZOHET” PA REZISTENCË

Në Bashkinë e Lezhës nuk do të ketë rezistence gjatë kostituimin e Këshillit Bashkiak dhe betimit të kryetarit, proçes i cili do të zhvillohet diten e merkure. Në një dalje për mediat kryetari demokrat në largim Fran Frrokaj tha se nuk do të prese në zyre Pjerin Ndreun, pasi sipas tijë 30 qershori ishte një farsë.

Si ish student i dhjetorit Frrokaj thotë se në situaten aktuale vendi po shkon drejt diktatures, ndërsa shton se ka besim tek lideri i opozites Lulzim Basha.

Gjatë prononcimit për mediat Fran Frrokaj nuk e fsheh ambicien për të rikandiduar sërish për Bashkinë e Lezhës nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme. Gjatë mandatit të tijë 4-vjeçar në krye të bashkise janë realizuar një sërë investimesh të rëndësisishme si në qytet ashtu edhe në fshatra, duke pëmiresuar në këtë mënyre jetesen e banoreve.

Lexoni dhe kete

PS HUMB MBESHTETJEN E BAZES

Partia Socialiste e Shkodrës duket se është futur në një krizë të thellë, pasi numri …