Monday , 17 February 2020

EDHE BASHKIA LEZHE KUNDER ZGJEDHJEVE TE 30 QERSHORIT, FRROKAJ ME ULTIMATUM

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frokaj i ka dërguar një kërkesë KZAZ për lirimin vullnetar të ambienteve të shkollës “Beslidhja”. Sipas bashkisë, nëse materialet nuk do largohen deri ne orën 16:00 do ndërhyhet konform ligjit.

“Në zbatim të Dekretit të Presidentit për shfuqizimin e caktimit të datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, i botuar në Fletoren Zyrtare kërkoj nga ana juaj lirimin vullnetar të ambienteve të shkollës “Besëlidhja” deri në orën 16:00 të ditës së martë, datë 18 qershor 2019. Gjithashtu ju ritheksoj në vëmendje detyrimin për ndërprerjen e të gjitha veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve në të gjitha ambientet e miratuara Qendër Votimi dhe që janë në pronësi, varësi apo administrim të bashkisë Lezhë”, thuhet në shkresën drejtuar KQZ.

Kërkesa i është dorëzuar edhe policisë së Lezhës permes të cilës e informon se do vijojë me lirimin e ambienteve të gjimnazit “Hydajet Lezha” dhe shkollës ‘Gjergj Kastrioti”. Gjithashtu kekon nga policia për ta mbështetur në lirimin e këtyre ambienteve.

Lexoni dhe kete

“FORCA E KRIMIT NË SHKODËR SI KURRË MË PARË!”

Ngjarjet e fundit në Shkodër vijojnë të jenë në fokus të Partisë Demokratike. Ka qenë …