EDHE DITA E DYTË E VITIT TË RI PUSHIM NGA BIZNESET

Qytetarët shkodranë mesa duket vijojnë të jenë ende nën atmosferën e vitit të ri 2018. Edhe kjo e martë e 2 janarit ka rezultuar një ditë pushimi për një pjesë të madhe të bizneseve në qytetin e Shkodrës. Tv Rozafa bëri një vëzhgim në disa zona të qytetit, ku u dallua qartë mbyllja e disa prej bizneseve.

Përjashtim nuk bënin as dyqanet e produkteve ushqimore apo ato të veshmbathjeve. Përvec 1 janarit, duket se shkodranët qëndrojnë pushim edhe në ditën e dytë të vitit të ri. Një gjë e tillë po ndodh në vitet e fundit dhe nuk u bë përjashtim as në 2018-en. Natyrisht, e mërkurja pritet të rikthejë në punë qytetarët të cilët qëndruan pushim në këto 2 ditë të para të vitit të ri.

Lexoni dhe kete

FARMACISTET NE SHKODER NE PROTESTE

Farmacistët në disa qytete të vendit kanë mbyllur dyert në shenjë proteste në lidhje me …