Breaking News

EDHE FARMACISTES E LEZHES NE PROTESTE

Edhe farmacistet e Lezhës ju bashkuan protestes kombetare, përmes së ciles kërkojnë ndryshimin e kontratës dhe të listes së barnave për vitin 2018-të.Nga ora 11 deri në 13 farmaciste ulen qepenat e dyqaneve.

Farmacistet duan zgjidhje përfundimtare të çështjes së kontratës, listës dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik, pasi në të kundert protestat e tyre do të vazjdojnë edhe në të ardhmen.Ata kundërshojnë listen e re të barnave të rimbursueshme, pasi sipas tyre u ka shkaktuar dëm financiar pasi disa barna që i kanë blerë më shtrenjtë, tani janë të detyruar t’i shesin me gati gjysmën e çmimit.

Lista e re e barnave solli edhe reagimin e pacientëve, duke shkaktuar konfuzion me çmimet por dhe me barnat që do të rimbursohen në këtë vit.Sipas tabelës së miratuar janë rreth 36 barna që shtohen në listë, por duket se ka një ndryshim të ilaçeve të përfshira në të.

 

Lexoni dhe kete

NDIHMA PER FAMILJEN GJONI NE MIRDITE, PUBLIKIMI I RASTIT NE TV ROZAFA

Publikimi ne Televizonin Rozafa i gjendjes së vështire ekonomike të familjes Gjoni në Velë të …