Thursday , 20 February 2020

EDICIONI I 8-të I “BEST 10 NORTH”

E kthyer në traditë tashmë, agjensia e spektakleve “Buna 1” ka organizuar edicionin e 8-të të “Best 10 North”. Edhe në këtë edicion u nderuan me tituj përsonazhet e vitit 2019 në Shkodër. Votimet kanë zgjatur për rreth 1 muaj dhe për producentin e këtij spektakli Arben Mazi ka qenë një punë e lodhshme prej 4 muajsh, teksa është munduar të bëjë më të mirën. Kanë qenë 320 figura në garë në këto 8 vite.

Përveç fituesve nga votimet në fusha të ndryshme, u dha titulli i karrierës për Violeta Zefin dhe Ferid Rragamin. Gjithashtu, edhe dy çmime mirënjohje për shkrimtarin Alfred Çapaliku dhe Ferdinand Bushati. Ky spektakël është filmuar i plotë nga TV Rozafa.

Lexoni dhe kete

Shuhet në moshën 86-vjeçare ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha

Shuhet në moshën 86-vjeçare këngëtarja e famshme, Nexhmije Pagarusha. Pagarusha do mbetet në mendjen e shqiptarëve …