Monday , 18 November 2019

EDICIONI I TRETE I EKSPOZITES “CASUAL”

Është hapur në Shkodër edicioni i tretë i ekspozitës së piktorëve, i titulluar ” Casual”, të ardhurat e shitjes së pikturave do shkojnë për shtpinë e fëmijës në Shkodër. Janë 11 piktor nga vendi dhe nga Italia të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të bëhën pjesë e kësaj ekspozite e cila jo pa qëllim vjen në Shkodër në këtë edicion të tretë të sajin, pasi në Shkodër ndodhet edhe shtëpia më e madhe e fëmijëve jashtë kryeqytetit.

Por është edhe një formë promovimi dhe bashkërëndimi mes artistëve dhe adhuruesve të artit. I kuruar deri në detaje nga kuratorja Zigrida Berhomi e kësaj ekspozite e cila zgjodhi një ambient interesant sic është restorant Tradita në Shkodër që të ekspozoi punimet e 11 artistëve të artit pamor.

Ekspozita që qëndroi e hapur rreth 10 ditë, dhe në këtë edicion të tretë të sajin shihet një interesim në rritje i piktorëve jo vetëm nga vendi por edhe nga Italia që të bëhën pjesë e kësaj nisme e cila synon që të konkretizoi mundësinë e shitjes së pikturave të artitstëve të ndryshëm por edhe dhurimin për bamirësi.

Lexoni dhe kete

“KULTURA E KOMANIT DHE KOMANASIT”

Shoqata atdhetare Malësia në bashkëpunim me shoqatën atdhetare Ana e Malit dhe muzeun etnografik Leka …