Tuesday , 16 January 2018

SHTEPIA E TE MOSHUARVE DHE SHENDETI PUBLIK PESOJNE LEVIZJE

Qeveria shqiptare duket se keto dite ka zgjedhur qe te te kete nje vale ndryshimesh ne titullare institucionesh. Ndonese me raporte kjo nuk e ka penguar Ministrine e Mirqenjes sociale qe te shkarkoje drejtoreshen e Shtepise se moshuarve Vildana Gushta Ne krye te ketij dikasteri eshte I komanduar ish drejtori I meparshem Edmond Emini.. Ende kjo levizje nuk eshte perfundimtare sepse pas perfundimit te raportes Gushta do te rikthehet ne pozicionin e saj per te pare se fare do te ndodh ne te ardhmen.Pas shtepise se femijes parashkollore 3-6 vjec ministria e mirqenjes sociale ka vendosur qe te nderroje nje tjeter titullare Vildana Gushten. Gushta eshte cilesuar sin je drejtoreshe model e cila per 8 vite I dha nje tjeter dimension shtepise se moshuarve ku u bene disa ndryshime pozitive. Se fundi ajo arriti qe te thithe edhe fondin per rikonstruksionin e ambjenteve ku puna ka nisur prej disa javesh. Levizja e Gushtes sipas burimeve nga sherbimi social nuk ka nje motivim te caktuar por per shkak te reformimit te metejshme te shtepise. Edmond Emini vjen me nje pervoje ne kete fushe pasi e ka drejtuar kete institucion per disa vite. Nderkohe qe aktualisht eshte I komanduar, Emini pritet qe pas perfundimit te raportit te Gushtes te vendoset drejtor definitive ne kete shtepi e cila strehon 70 te moshuar. Por Gushta nuk ka qene e vetmja e cila ka pesuar levizje pasi edhe ne drejtorine e shendetit public eshte bere nje levizje. Titullaria Amela Bushati eshte zevendesuar nga Arber Metiti. Kjo e fundit nga burime te pa konfirmuara mesohet se ka dhene vete doreheqjen. Shendeti public pritet qe te jete ne varesi te Bashkise se re te Shkodres dhe jo me tek ministria e shendetesise.

Lexoni dhe kete

RRUGA E TOROVICES, FRROKAJ BIND RAMEN

Darka e së premtes e Kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj me Kryeministrin Edi Rama, i …