Sunday , 17 December 2017
Breaking News

EDUARD NDRECA KOMANDOHET KRYETAR I PS-se NE LEZHE

Ish Prefekti i Qarkut Lezhë Eduard Ndreca është komanduar kryetar i Partisë Socialiste në Bashkinë Lezhë. Ai ka fituar garën përballë socialistit Ermal Shema, duke marrë vlersime maksimale nga forumet drejtuese dhe kordinatoret e PS-së, të cilët e mbështeten maksimalisht për të drejtuar këtë force politike.Në këtë detyre Ndreca është komanduar përshkak se vendi ishte lënë vakant prej pak kohesh, duke konfirmuar në këtë mënyre mbështetjen që Ndreca ka mes socialisteve.Të dy pretendetet për drejtimin e Partisë Socialiste nuk kanë qënë aspak të surprizuar emerimi i ardhur Tirana që dukej mëse i pritshëm.

Menjëherë pas komandimit si kryetar i PS -së në Lezhë, Eduard Ndreca ka falenderuar të gjithë socialistet për mbështetjen e dhënë, duke deklaruar se do të punoj fort për tu përballur në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në vitin 2019-të.Në krye të socialistëve të Lezhës Eduard Ndreca pason zv. Ministren e Shëndetsisë Ardjana Jaku e cila u zgjodh në këtë post rreth 2 vite më parë. Eduard Ndreca është pedagog i historisë në Universitetin e Shkodres, ndërsa më parë ishte Prefekt i Qarkut Lezhë post që e mbajti rreth 18 muaj.

Lexoni dhe kete

PASAPORTA E TAHIRIT, ALIBEAJ: PO I NGUSHTOHET RRETHI ATIJ DHE RAMËS

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ditën e sotme për sa i përket …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin