Wednesday , 18 September 2019

EDUARD NDRECA ZGJIDHET KRYETAR I QARKUT LEZHE

Pedagogu Eduard Ndreca është zgjedhur kryetar i ri i Qarkut Lezhë. Në mbledhjen e konstituimit të Këshillit të Qarkut Ndreca i cili është përfaqesues i Partisë Socialiste ishte kandidatura e vetme e propozuar për postin e kryetarit, dhe arriti të marrë 14 votat e anetareve të pranishem në mbledhje.

Kreu i ri i qarkut të Lezhës Eduart Ndreca ka garantuar se do ta kryejë këtë detyre me ndershmeri dhe seriozitet për të qenë në shërbim të qytetareve të këtij qarku.

Ndërkohë nën kryetar i Qakrut të Lezhës u zgjodh Agron Ivanaj nga Kurbini. Mbledhja e konstituimit të Qarkut të Lezhës u ndoq nga afer nga Ministri i Brendshem Sander Lleshaj, ndërsa ra në sy mungesa e kryebashkiakut të Mirditës Ndrec Dedaj i cili është dhe anëtar i Këshillit të Qarkut.

Lexoni dhe kete

“PËR SHQIPËRINË SITUATA ËSHTË BËRË EDHE MË E VËSHTIRË PËR INTEGRIMIN”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në Bruksel se për Shqipërinë situata është bërë …