EDUART NDOCAJ GUXON EDHE NE PIKTURE

Ish deputeti i Lezhës Eduart Ndocaj guxon edhe në pikturë. Ai paraqiti të gjithë arsenalin e tijë në këtë zhaner. Plotë 260 piktura u prezantuan në ekspoziten e tij të parë në galerinë e tij private në qytetin e Lezhës. Eduart Ndocaj thotë se piktura ka qenë një hobi që u zhvillua me shume kur u bë pjesë e politikes.Sipas tijw pikturat i ka realizuar për pasion dhe aspak si një nevoje për tu prezantuar si artist.

Në ekspoziten e tij të pare nuk munguan piktoret artistë që sigurisht janë befasuar. Referimet për pikturen Eduart Ndocajt janë të ndryshme. Ngjyra, nudoja dhe elauborimi i te gjithë zhanrit të ketij arti mori vemendjen e kritikeve.
Sinkron: Pjeter MARKU Piktor, Qazim SHESHU Piktor, Gjok PEPA Piktor, Ardian MASHI Piktor
Nudoja ze nje pjese te konsiderueshme të ekspozites së ndocajt, i cili thotë se te gjitha jane pjese e imagjinates se tij. Ai thote se pavarsisht paraqitjes së tyre edhe figurative, bashkshortja nuk ka qenë xheloze.

Galeria me 260 punimet e Eduart Ndocajt do të vijoje të qendrojë gjithnjë e hapur, dhe kjo si një mënyrë që çdo kush të mund të shohë dhe vlersojë.

Lexoni dhe kete

NATA E PARE E “PRANDVERE ME KANGE” NE TEATRIN “MIGJENI”

Nën duartrokitjet e publikut shkodran, mbrëmjen e së premtes u vendos në skenën e teatrit …