Monday , 21 January 2019

EDUART NDOCAJ SENATOR I “NORMAN ACADEMI”

Kryetari i Bashkimit Demokristjan Shqiptar ish Deputeti Eduart Ndocaj është senatori më i ri i “Norman Academi” me qender në Filadelfia të shteteve të Bashkuara të Amerikes.Vlersimi për Ndocajn erdhi per meritat integruese në shoqerine italiane, për kontributin e shumëfishtë si biznesmen ndërtues dhe për ndihmen ndaj emigranteve shqiptar per ti legalizuar dhe mire integruar pergjatë 22-viteve qendrimi në Itali.Titulli i nderit ju dorezua Eduart Ndocajt në Romë pranë Akademis Ajrore Italiane nga presidenti “Norman Academi” Giulio Tarro, ndërsa të pranishem në këtë ceremoni ishin përsonalite të rëndësishme.

Në fjalen e tijë Eduart Ndocaj falenderoj përfasuesit e Norman Akademi që e kishin përzgjedhur për të marrë këtë titull të jashtezakonshem që ju jepet personaliteteve më vlera historike e të rëndësisë së veçantë.Ky nderim tha tha senatori më i ri Ndocaj, me jep një gezim motivues për të shtuar e zgjeruar përpjekjet e mija në dobi të shoqerisë Italiane dhe asaj Shqiptare dhe kudo që ta kërkoje nevoja për të kontribuar e sakrifikuar në vazhdim. Ceremonia u mbyll me urimin që shembulli i Eduart Ndocajt të stimulojë veprimtarin e Akademis edhe me tej.Me këtë titull është vlersuar Papa Gjon Pali si dhe shumë kardinal të Vatikanit.

Lexoni dhe kete

MESHA PER LUTJEN E PERBASHKET PER BASHKIMIN E TE KRISHTEREVE

Mbrëmja e së premtes ka shërbyer për lutjen e përbashkët për bashkimin e të krishterëve …