EDUART NDOCAJ TE ENJTEN NE PARLAMENT!

Deputeti mė i ri i Kuvendit tė Shqipėrisė, Eduart Ndocaj, do tė bėjė betimin nė Kuvend kėtė tė enjte. Lajmin e ka bėrė me dije kreu i demokristianėve, Nard Ndoka.

Ndoka:“Tė enjten betimi nė Kuvendin e Shqipėrisė i deputetit Eduart Ndocaj, aktualisht N/Kryetar i Partisė Demokristiane tė Shqipėrisė. Zyrtarisht PDK me dy deputetė nė Kuvend, Kodi Zgjedhor dhe komisionerėt e PD-PS, penguan pėrfaqėsimin me votėn reale nė Kuvend tė alternativės Demokristiane, por si edhe ne raste tė ngjashme, Demokristianėve u “zbresin Deputetėt nga qielli”! Urime Eduartit, qė zgjodhi alternativėn Demokristiane pėr ta pėrfaqėsuar nė Kuvend zėrin e atyre qė e votuan dhe atyre qė nuk jua numėruan, si dhe tė mijėra emigrantėve qė i penguan me ligj qė tė votojnė”.

Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve pranoi sot dorėheqjen nga mandati tė deputetit socialist Arben Ndoka, duke kryer edhe zėvendėsimin e tij me pasuesin.

Eduart Ndocaj do tė marrė mandatin e Ndokės, si emri qė vinte nė listė pas Ndrec Dedės qė u zgjodh kryetar i bashkisė sė Kurbinit.

Trupa e Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve mori vendimin e kalimit tė mandatit Eduart Ndocajt mes debatesh proceduriale, por votimi 4 me 3 nė fund miratoi kėtė akt. Vendimi final i takon tani Kuvendit.

Lexoni dhe kete

NDRYSHIMET KUSHTETUESE NƋ PARLAMENT, REAGON LULZIM BASHA

NĆ« njĆ« deklaratĆ« pĆ«r mediat pas votimit tĆ« ndyshimeve kushtetuese, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh …