Saturday , 11 August 2018

“EJA NE DAJÇ”, AKTIVITETI PROMOVUES I BASHKISE SHKODER

“Eja në Dajç” ishte titulli i aktivitetit të rradhës promovues, organizuar këtë të premte nga Bashkia Shkodër. Një aktivitet që kishte në fokus promovimin e vlerave dhe resurseve të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve të Dajçit. Në fjalën e saj para të pranishëmve, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, tha se pavarësisht vështirësive, njerëzit e kësaj zone vijojnë të prodhojnë dhe shesin produktet e tyre.

Ndërkohë, Ademi u ndal edhe tek çështja e përmbytjeve, një problematikë me të cilën përballet shpesh kjo zonë.

Këtë aktivitet e përshëndeti edhe administratori i njësisë Dajç, Gjovalin Darragjati.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë fermerë të zonës, si edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Bashkisë Shkodër.

Lexoni dhe kete

NISJA DREJT HAXHIT PER BESIMTARET MUSLIMANE

48 besimtarë nga Shkodra dhe 10 nga Malësia e Madhe janë nisur drejt Haxhit pasditën …