Sunday , 17 January 2021

EKIPET E AKADEMISË VLLAZNIA KUALIFIKOHEN NË KUPË

Kupa e Shqipërisë për moshat e këtij edicioni ka nisur në mënyrën e duhur për ekipet e Akademisë Vllaznia. Si ai U19 edhe U17 kanë fituar pa vështirësi, madje me rezultate të thella ndaj kundërshtarëve duke u kualifikuar për në turin e dytë të këtij kompeticioni. Të dyja ndeshjet janë luajtur në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz dhe futbollistët pas fitoreve të arritura vijojnë rrugëtimin për më tej.

Vllaznia U19 është ndeshur me ekipin e Turbinës të cilën e ka mundur me rezultatin e thellë 8-0. Ne pjesen e pare ata kane shenuar tre gola, pikerisht me ane te Smajlit, Nikajt dhe Bizit. Ne pjesen e dyte sakaq jane shenuar edhe pese gola te tjere qe kane kompletuar kete fitore te thelle te Vllaznia U19.

Njerin nga keto gola e ka shenuar serish mbrojtesi Smajli, ndersa nuk ka munguar të shënojë dy here edhe kapiteni Elbasani. Autore golash do te beheshin sakaq edhe Keshtajaku si dhe Murataj. Perfundimisht 8-0 per Vllaznia U19 qe kesisoj e sheh veten ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise dhe padyshim qe do te tentoje te beje mire deri ne fund sepse objektivi i saj padiskutim qe eshte fitimi i ketij trofeu.

Vllaznia U17 nga ana tjetër është ndeshur me Kinostudion të cilën e ka mundur me rezultatin 3-0. Te tre golat per ekipin shkodran jane shenuar ne pjesen e dyte te ndeshjes. Fillimisht ka qene futbollisti Ersi Zaganjori qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 50-te, ndersa me pas kane ardhur edhe dy gola te tjere.

I dyti ka patur per autor futbollistin Rei Boshti ndersa i treti eshte shenuar nga Halili tre minuta para fundit te ndeshjes. Perfundimisht 3-0 dhe Vllaznia U17 nen drejtimin e trajnerit Brikeno Bizi eshte kualifikuar per ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-21 FITON 1 – 4 EDHE ME TIRANËN

Vllaznia U21 e ka nisur mbarë edhe vitin 2021. Ashtu siç e mbylli vitin e …