Sunday , 16 September 2018

EKIPET E AKADEMISË VLLAZNIA, TË DIELËN PËR FITORET E DYTA

Pas dy fitoreve të arritura javën e kaluar në Tiranë ndaj ekipet respektive të Internacional, ekipet e Akademisë Vllaznia do të synojnë fitoren edhe në ndeshjet e rradhës, të vlefshme për javën e tretë të kampionatit. Të dy këto ndeshje do të luhen paraditen e së dielës në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe ekipi i 19 vjeçarëve do të ketë përballë atë të Ilirisë së Fushë- Krujës ndërsa ai i 17 vjeçarëve do të luajë kundër Brians. Të dy këto ndeshje priten me interes dhe mendohet të karakterizohen nga një luftë e fortë sportive.

Të rinjtë e Vllaznisë gradualisht po bëhen gati për sfidën e parë të Ligës së Kampioneve ndaj kazakistanëve të Astanës dhe për këtë arsye, këto ndeshje të kampionatit, po i shërbejnë për kolaudimin sa më të mirë të formacionit por edhe të mënyrës së lojës të ekipit. Trajneri Zmijani e ka të qartë këtë gjë megjithatë, kjo periudhë po e ndihmon sa duhet për të përmirësuar edhe gjërat që nuk shkojnë si duhet. Sa i takon garës në kampionat, Vllaznia U-19 padiskutim që do të synojë të mbrojë titullin e sezonit të kaluar. Përbërja që ajo ka në dispozicion të lë të shpresosh për këtë gjë. Pavarësisht humbjes në javën e parë ndaj Shkëndisë, ekipi shkodran do ta korigjojë shumë shpejt atë dhe nga java në javë pritet që rezultatet të vijnë duke u rritur. Edhe Vllaznia U-17 pritet të fitojë ndaj Brians. Trajneri Brikeno Bizi dhe futbollistët që ai stërvit, do synojnë fitoren e dytë dhe kjo gjë do ta ndihmojë edhe më shumë në ecurinë e mëtejshme në kampionat.

Lexoni dhe kete

ZEF GJONI: VLLAZNIA DO JETË KAMPIONË PËR TË 22-tën HERË

Pavarësisht largimit të disa boksierëve cilësorë, Vllaznia do të synojë të fitojë titullin e 22-të …