Breaking News

EKIPET E AKADEMISË VLLAZNIA TË PREMTEN NË KUPË

Pas kualifikimit për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, ekipet e Akademisë Vllaznia do të zbresin në fushë ditën e premte për të luajtur ndeshjet e rradhës ku do të synojnë sërish suksesin. Sipas kalendarit paraprak të Federatës Shqiptare të Futbollit, Vllaznia U19 do të luajë me një kundërshtar shumë të fortë siç është ekipi I Shkëndisë së Tiranës. Takimi do të luhet pasditen e së premtes në orën 14.00 në Pezë- Helmes. Djemtë e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani pavarësisht paraqitjes jo të mirë në fazën e parë të kampionatit, në kupë kanë të tjera pretendime. Këtë gjë e treguan edhe në ndeshjen e turit të parë ndaj Besës të cilën e fituan me rezultatin 4-2.

Padyshim që 19 vjeçarët kuqeblu do të tentojnë fitoren edhe në ndeshjen e nesërme për të vijuar rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion. Ndërkohë, një short disi më të lehtë ka Vllaznia U17 e cila të premten në orën 12.00 në Pezë- Helmes do të luajë ndaj ekipit të Shoqatës Sportive “Pepa”. Shkodranët vijnë pas suksesit 6-0 në turin e parë me Bylisin dhe kuptohet që fitoren do të synojnë edhe në takimin e rradhës. Futbollistët e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi gëzojnë një formë të mirë sportive dhe kuptohet që kanë objektiv për të avancuar në Kupë.

Përbërja e ekipit është e mirë dhe padyshim që do të synojnë t’I shkojnë deri në fund Kupës. Ekipet e Akademisë Vllaznia gjithë këto vitet e fundit kanë qenë shumë të suksesshëm në këtë kompeticion, madje kanë fituar edhe trofeun disa herë dhe të njëjtën gjë do të synojnë edhekëtë sezon.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ME MUNGESA TË SHUMTA DREJT GJIROKASTRËS

Sfida e rradhës për ekipin e Vllaznisë është ajo që do të luajë pasditen e …