Breaking News

EKIPET E VLLAZNISË MBUSHIN FUNDJAVËN ME MIQËSORE

Vendimi I Federatës Shqiptare të Futbollit për të pezulluar të gjithë kampionatet kombëtare të futbollit për këtë fundjavë si rrjedhojë e protestës së shoqatës të arbitrave, I ka vënë disi në pozitë ekipet që kishin planifikuar tjetër gjë. Megjithatë ekipit e klubit të Futbollit Vllaznia duket se e kanë gjetur zgjidhjen. Tre prej tyre do të luajnë ndeshje miqësore, për të mbushur këtë boshllëk dhe për të mbajtur futbollistët në tonus. Ekipi I parë I Vllaznisë do të luajë një ndeshje miqësore me ekipin e Laçit. Ajo do të luhet në qytetin e Laçit dhe do t’i shërbejë trajnerëve Lika e Prenga për të mbajtur në tonus futbollistët.

Kuptohet që kjo miqësore do t’i shërbejë mjaft kuqebluve të cilët kanë një kalendar të favorshëm në kampionat dhe do të presin në Shkodër fillimisht Dinamon dhe më pas edhe Besëlidhjen. Nuk përjashtohet mundësia që ndeshjet zyrtare të rinisin të mërkurën që vjen dhe për këtë arsye, stafi shkodran po e shfrytëzon në mënyrën e duhur miqësoren e sotme ndaj Laçit për të parë edhe njëherë gjendjen e futbollistëve. Por nga ana tjetër, përveç ekipit të parë të Vllaznisë, edhe dy ekipet të tjera të klubit shkodran do të zhvillojnë miqësore këtë fundjavë në mungesë të ndeshjeve zyrtare.

Madje, ata do të luajnë ndaj njëra- tjetrës paraditen e së shtunës në fushën sportive “Reshit Rusi”. Bëhet fjalë për “Vllaznia B” dhe “Vllaznia U19” të cilat do të luajnë sëbashku në një ndeshje testuese. Padyshim që ky takim do t’u shërbejë trajnerëve Kraja e Xhahysa të ekipit “B” dhe Zmijani e Kola të ekipit U19, për të parë edhe njëherë gjendjen e futbollistëve dhe njëkohësisht për të mos i lënë pa ndeshje këtë fundjavë.

Lexoni dhe kete

EDHE E HËNA E GJEN VLLAZNINË PA TRAJNER

Dita e hënë pritej të kishte zhvillime tek Vllaznia sa i takon çështjes së trajnerit …