Friday , 15 December 2017

“EKO MENDJE” DHURON PAKO USHQIMORE PER DY TE MOSHUARIT NE GRUEMIRE

Lajmi i publikuar ne Tv Rozafa nje dite me pare per djegien e baneses se ciftit te moshuarve ne fshatin Rrash-Kullaj te Gruemires ne Bashkine Malesi e Madhe ka marre reagime te shumta. Keshtu, kete te Shtune, shoqata per ruajtjen e mjedisit ne Shkoder “Eko Mendje” ka ndermarre nje nisem duke i derguar dy te moshuarve disa pako ushqimore, per tu ardhur sadopak ne ndihme. Drejtuesi i “Eko Mendje” Mirsad Basha u shpreh se do te behet nje kerkese per tu ndertuar nje banese te re. Nga ana tjeter, ai i beri thirrje cdo banori te zones per te ndihmuar keto dy te moshuar, qe jetojne ne qiell te hapur.

Tahir dhe Laje Kuçi jetojne prej 10 ditesh nen nje peme, pasi banesa e tyre iu eshte djegur dhe nuk kane ku te strehohen. Pas ndihmave ushqimore nga “Eko Mendje”, Tv Rozafa ben apel ne drejtim te institucioneve apo shoqatave qe te kete te tjera ndihma per keto dy te moshuar, si edhe te tregohet nje kujdes i vecante ndaj tyre.

Lexoni dhe kete

“SOLIDARITET KUNDER URISE, BASHKIA SHKODER I BASHKOHET NISMES SENSIBILIZUESE

Thirrjes se organizates FoodBank Albania per te dhuruar ndihma ushqimore ne ndihme te familjeve ne …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin